Bushati në Bratislavë: Ta kthejmë në histori suksesi marrjen e presidencës së OSBE

“Një siguri efektive dhe e përgjegjshme vendos themelet për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm”,-kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në Konferencën për Qeverisjen dhe Reformën e Sektorit të Sigurisë në Bratislavë, të organizuar nga Presidenca Sllovake e OSBE-së.

Në panel ku ishte i pranishëm ish ministri Bushati, u diskutua mbi mësimet e mara në forcimin e efektivitetit dhe qëndrueshmërisë së proceseve kombëtare të qeverisjes dhe reformës së sektorit të sigurisë si dhe të përdorin sa më mirë kapacitetet ekzistuese të OSBE-së në mbështetje të këtyre përpjekjeve kombëtare. Në kuadër të saj, Bushati ndau me panelin përvojën e pasur të Shqipërisë në këtë fushë.

“Me ftesë të Kryesisë Sllovake të OSBE mora pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për reformat në fushën e sigurisë në #Bratislavë, ku ndava me të pranishmit rrugën e reformave që ka përshkuar Shqipëria në këtë drejtim dhe nevojën për një ndërlidhje më efektive ndërmjet reformave në fushën e sigurisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria mund të ofroj një kontribrut të çmuar gjatë kryesimit të OSBE-së vitin e ardhshëm, duke konsoliduar më tej praktikën e shkëmbimit të eksperiencave në këtë drejtim, e njëkohësisht ndërlidhjen më efikase ndërmjet OKB e agjencive të saj dhe OSBE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është rasti të rikujtoj se marrja e drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria, ishte një prej arritjeve më të mëdha të politikës së jashtme Shqiptare, por jo vetëm. E lidhur ngushtë me rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me procesin e fitimit të vendit jo të përhershëm në tryezën e Këshillit të Sigurimit. Prandaj, le t’i shfrytëzojmë këto mundësi që kërkojnë vullnet mbipartiak, për t’i kthyer në histori suksesi!” shkruan Bushati ne nje postim ne facebook.

Në Bratislavë u mbajt për dy ditë Konferenca e SSGR-së ku pjesëmarrës nga shetet e OSBE-së, partnerët për bashkëpunim dhe ekspertë të organizatave ndërkombëtare, rajonale e nënrajonale, akademikë dhe shoqëria civile shkëmbyen pikëpamje, eksperienca dhe praktikat më të mira në fushën e qeverisjes dhe reformës në sektorin e sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?