Bushati: Nxitimi i Berishës për të marrë kryesinë e PD do krijojë një frakturë të re. Basha është kufomë politike
Analisti Andi Bushati thotë se nxitimi i Sali Berishës për të marrë kryesinë e PD do krijojë një frakturë të re në parti. Për të Basha tashmë është kufomë politike dhe se është kohë e humbur të flitet për të.
”Basha është kufomë politike, ne humbasim kohë kur flasim për fatin e Bashës. Nëse nuk e jep dorëheqjen tani, do e japi pas një jave, po nuk e dha pas një jave, pas një muaji. Hesapi politik i Bashës është mbyllur.
Kur diskutohet ikja e Bashës, Berisha është i vendosur që thotë që duhet të jem unë në krye. Ky është gabim, dhe duhet moment për reflektim. PD-së së Berishës, një parti personale e tij, i ka munguar demokracia brenda vetë partisë, i ka munguar kultura e votës.
Nuk është çështje sa shpejt do e marrë Berisha karrigen, por sa të aftë do jenë këta të foltores të zgjerojnë familjen dhe të fitojë opozita ndaj regjimit. Kam frikë se nxitimi i Berishës, do krijojë një frakturë të re”,-tha në ”Open”.