Bushati: Opozita pas këtij tubimi duhet të tërhiqet nga tryeza me Edi Ramën
Në misionin Open në Top Channel po diskutohet për manifestin e thirrur nga presidenti Ilir Meta. Sipas analistit Andi Bushati mesazhi i Metës ishte një kërcënim i qartë.
“Isha paragjykues ndaj këtij manifesi. Kur shikova atë turmë aq të madhe kuptova që opozitarizmi në Shqipëri kërkon përplasje me regjimin.
Ishte një numër i madh. Të gjithë e kuptojnë që nuk luftohet regjimi në tryezë me Edi Ramën. Ata e kërkojnë luftë. Nënshkrimi i atij dekreti do të bëhet me mbështeje nga populli- tha Bushati. Pas këtij tubimi opozita duhet të tërhiqet nga tryeza e Reformës Zgjedhore me Edi Ramën”- tha Bushati.