Bushati publikon pamjet tragjike nga Kroacia: Në kushtet e luftës me virusin e padukshëm

Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati shprehet se kohët e vështira zbulojnë se sa e madhe është dëshira për jetën.

Teksa shpreh përmes rrjeteve sociale solidarizimin e tij me popullin kroat, që u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, thekson se lutjet tona janë për popullin mik kroat, në këto çaste jashtëzakonisht të vështira!

E ndrësa publikon një foto tronditëse ku me dhjetëra gra kanë dalë jashtë nga frika e përsëritjes së goditjeve të tërmetit, ish-kreu i diplomacisë shqiptare thekson se vështirë se na rrok imagjinata një pamje më tragjike se kjo, sidomos në kushtet e reja të luftës me virusin e padukshëm.

“Kohët e vështira zbulojnë se sa e madhe është dëshira për jetën. Kjo është një foto nga materniteti në #Zagreb pak minuta pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm #Kroacinë. Vështirë se na rrok imagjinata një pamje më tragjike se kjo, sidomos në kushtet e reja të luftës me virusin e padukshëm. Lutjet tona janë për popullin mik kroat, në këto çaste jashtëzakonisht të vështira! ?????

#PërJetën #SolidarëMeNjëriTjetrin”, u shpreh në reagimin e tij, deputeti i PS-së, Ditmir Bushati.

SHKARKO APP