Bushati: Ramën e kam parë në këtë gjendje veç një herë
Fjalimi 32 minuta i Kryeministrit Edi Rama mbi situatën në vend, është temë e emisioneve politike. Analisti Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare.
”Në këtë gjëndje të vështirë fizike, Ramën e kam parë vetëm pas protestës së Kukësit”, tha Bushati, i cili theksoi se ky është problem shëndetësor i kryeministrit dhe nuk është kjo çështja kryesore.
Analist theksoi në emisionin ”Të Paekspozuarit” se me këtë vendim opozita shqiptare e ka lënë Ramën kryeministrin e vetëm në botë pa një opozitë.
KOHA JONË SONDAZH

