Bushati si Spiropali: Debatet për policinë po bëhen në të gjitha vendet e botës

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ervin Bushati u shpreh se diskutimi për policinë po bëhet në shumë vende të botës.

Bushati: Ky është një diskutim që po bëhet në Francë dhe në SHBA. Një diskutim i tillë për policinë po bëhet në shumë vende, sidomos në një vit pandemia si ky. Edhe është kthyer në politike. Në Francë që po diskutonte Macron, hanë një diskutim shumë më të madh.

Me eksperiencën e vogël që ne kemi si demokraci, patjetër ne po kërkojmë se si ta ndërtojmë vendin, duke parë vërdallë. Sot çdokush që merret me politikë shikon se çfarë ndodh përballë. Këto janë sfidat njerëzore. A është larg policia larg asaj që ne do të donim? Sigurisht!

Ervin Bushati komentoi zgjedhjen e Bledi Çuçit si ministër të brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Bushati foli me superlativa për figurën e Çuçit, ndërsa e quajti atë “zgjedhjen më të mirë mes nesh”.

Ervin Bushati“Fakti që ka qenë ministër shumë i suksesshëm me reformën territoriale, e njeh territorin, është jurist shumë i mirë dhe mendoj se aty është koha për një jurist. Dhe statura e tij, një njeri i qetë, i komunikueshëm, i suksesshëm dhe pa i diskutueshëm. Në të gjitha aspektet ishte zgjedhja më e mirë mes nesh. Nuk mund të them se më kishte shkuar mendja.  Gjithashtu edhe zëvendësimi i tij me Milva Ekonomin është shumë mirë dhe shkon në harmoni me këtë”

SHKARKO APP