Bushati: S’ka marrëveshje, në Washington kishim një shfaqje komike si ato të Ramës

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e firmosur më 4 shtator në zyrën Ovale të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë një vëmendje të madhe në debatet politike edhe në Shqipëri. Analisti Andi Bushati, vazhdon të jetë skeptik ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, ai tha se nuk kemi të bëjmë më një marrëveshje por me një shfaqje komike.

”Ndaj termit marrëveshje unë kam rezerva. Këtu ne nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje. Nuk kemi marrëveshje kur të gjitha palët nënshkruajnë gjëra të ndryshme dhe jo të përbashkëta. Kjo nuk është marrëveshje. Është një shfaqje komike si ato të Edi Ramës kundër fitores së Donald Trump. Me këtë po tallen të gjitha vendet duke filluar nga Rusia dhe duke përfunduar në BE. Kjo u shpall si fitore e administratës së Trump. Për sa i përket idesë së ndarjes së Kosovës, plani ka egzituar. Falë një qëndrese nga shqiptarët dhe një kundërshtimi nga aktorët e huaj nuk u realizua nga plani i ndarjes. A ka pasur një rrezik të ndarjes të Kosovës? Patjetër po. A është eliminuar ky rrezik. Besoj se po, se përndryshe në atë tryezë do të ishte marrë parasysh propozimi që dhe Presheva dhe Bujanonci ti bashkohen Kosovës. Plani i parë ka rënë edhe si pasojë e planit europian. Kumbari i planit, John Bolti e ka pranuar. Ishte një ide që më erdhi nga Thaçiç dhe Vuçiç. Unë mendoj që sot të gjithë ata që kanë ngritur zërin kundër ndarjes territoriale duhet të jenë të gëzuar sepse nuk ishte nja nga pikat që u diskutuan në atë tryezë”,- tha në ”Open”.

SHKARKO APP