Bushati thotë se Rama e ka të sigurtë mandatin e katërt: Saliu ha bukë me kos bashkë me ata të vetët
Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për zgjedhjet e vitit 2025. Për të rezultati i zgjedhjeve është i ditur që Rama do të marrë mandatin e katërt, ndaj nuk ka garë apo rivalitet mes palëve. Për të e vetmja e panjohur në zgjedhje është nëse Rama do të marrë 84 mandate apo jo.
“Gjithçka është mbyllur. Është e para herë që nuk kam asnjë kuriozitet dhe emocion për zgjedhjet. Pra nuk ka garë kush do të marrë pushtetin. Kemi hyrë përfundimisht në këtë, kemi tejkaluar demokracinë, jemi në surrogat mes autoritarizmit, regjim, për termat mund të debatojmë.
Po dëgjoja nga kolegë, që thonë po fillon sezoni, është vit zgjedhor, se ecin me inercinë e viteve më parë, që kishte një lloj rivaliteti. Këtë herë, fatkeqësisht gjithçka është e mbyllur. Duhet të heqim dorë nga kjo, hajde merremi me opozitën. Saliu ha bukë me kos bashkë me ata të vetët. Këtu ka disa njerëz që vidhen nga një bandë dhe një bandë që vjedh 2 milionë njerëz. Kush i shmanget kësaj, gënjen njerëzit. Nuk duhet t’i gënjejmë njerëzit sikur ka rivalitet. Ndeshja reale, një bandë me 20-30 hajdutë, me një kryehajdut që vjedh dy milionë të tjerë”, tha Bushati.