Bushati: Tre personazhe të rëndësishëm të jetës politike kundër Berishës

Ora 18:00 kishte breshëri lajmesh. Intervista e Yuri Kim, mbledhja e Sali Berishës me demokratët dhe që Edi Rama u rikthye në Kuvend në orën 18:00.

Analisti Andi Bushati, thotë se për të sfumuar takimin e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Rama, Kim dhe Basha bënë lëvizje të minutës së fundit.

”Yuri Kim la intervistë në orën 18:00 kur Berisha e kishte shpallur takimin në orën 18:00. Edi Rama nuk vinte që nga ora 16:00 deri në 18:00 në Parlament vetëm që t’i bënte replikat me Lulzim Bashën në orën 18:00 pikërisht për të marrë vëmendjen nga fjala e Berishës”,-tha në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se fakti që këta tre personazhe të rëndësishëm të jetës politike thurin plane meskine kundër Berishës, që sipas Bushatit është politikan i anatemuar, tregon se Shqipëria drejtohet nga një kastë e delegjitimuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?