Bushati: Trump nuk e sheh Ramën si një “dele të zezë”. Kryeministri e përkëdhel President si narcist
Analisti Andi Bushati thotë se ndryshe nga çfarë është propaganduar në Shqipëri, Trump nuk e sheh Ramën si një “dele të zezë”, por e trajton si çdo lider tjetër. Ndërsa për Ramën, tha se i serviloset dhe po përpiqet ta joshë, por nuk sheh ndonjë mëkat këtu, pasi këtë gjë e bëjnë edhe liderë të vendeve të fuqishme, për shkak të tendencave narciste që ka Trump.
“Për të kuptuar fjalimin, duhet të dalim përtej fjalimit dhe debatit që kemi bërë për 6 muaj dhe një vit. Sot kemi marrë një konfirmim që të gjithë paranojat se Rama nuk shkon dot në Amerikë dhe do ta marrim si Maduron… Edhe për Bordin e Paqes, u tha Rama nuk shkoi në Davos se nuk e pranonte Trump. Trump mund të mos ketë rënë në dashuri me Ramën, por e trajton si çdo lider tjetër të planetit. E dyta, a ka sot Rama një marrëdhënie siç kishte me administratën e kaluar demokrate? Mendoj se jo. Në frymën e fjalimit, është një frymë fjalimi, as për të joshur administratën, por për të joshur një narciz që komandon sot SHBA-të.
Edhe kjo që bëri UÇK, që ti i drejtohesh presidentit, tregon se nuk ka patur as 30 sekonda komunikim, për të thënë publikisht atë që nuk e thotë dot privatisht. Goditi OKB, “gjigand në agoni”, totalisht çfarë thotë Trump. Ke përballë një narcist dhe nuk do të sillesh siç sillesh me Presidentin e Amerikës, por siç sillesh me narcistin. Qëndrimi për të fajësuar vetëm 7 shtatorin e Hamas ishte i turpshëm. Në një kohë që drejtësia ndërkombëtare, e cilëson Izraelin dhe Netanyahun si shtet që ka ushtruar genocid, Rama i shkon të njëjtës linjë. E treta, krahasoni pak Ramën që bënte humor me Macronin, duke u tallur me shmangiet e luftrave që bënte Trump, me Ramën e sotëm që ngre lart marrëveshjen Vuçiç-Avdullah Hoti me Trump, që ishte qesharake.
Ta trajtosh këtë marrëveshje si pragun e një marrëveshje finale, është të shtrembërosh historinë. Rama nuk është dele e zezë për Trump, por ka filluar një joshje personale ndaj Trump. Këto qëndrime nuk janë të një shtetari normal, por të një njeriu që do të përkëdhelë dhe të bjerë në sy të Trump. A është mëkat ky? Me një njeri si Turmp po e bëjnë liderë të shteteve shumë të fuqishëm”, tha Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
KOHA JONË SONDAZH

