Bushati: Votat e pavlefshme nuk ndikojnë në rezultat

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati thotë se sipas projeksioneve, mazhoranca ka një fitore të thellë.

I pyetur në lidhje me pavlefshmërinë e votave, Bushati në një prononcim për Ora News, është shprehur se kjo nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.

“Ka qenë ditë e mbarë. Gjithë shoqëria shqiptare arritëm të gjithë bashkë që të kemi një proces fantastik. Gjithçka është në kutitë e votimit. Gjithë projeksionet tregojnë se mazhoranca ka një fitore të thellë, është një mbështetje e madhe për ne për të gjithë ato që kemi bërë që prej tërmetit dhe pastaj pandemia. Ajo që bëjmë sot është prologu i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk i kam parë Exit Poll-et.  Ne jemi subjekt politik, ndërkohë që ka edhe subjekte mediatike, kompani që merren me këto punë. Ajo që shihet qartë është se kemi një fitore në çdo rreth të Shqipërisë. Ne e kemi ditur pak a shumë këtë rezultat, ndoshta na surprizon fakti se flitet që PS të marrë 77 mandate, 80 mandate. Tregon një përkushtim të Partisë Socialiste ndaj qytetarëve, të cilë kanë zgjedhur punën, përkujdesjen, larg zhurmës, larg dhunës, larg përplasjeve politike. Njerëzit e kanë parë se ça do të thotë krizë. Gjithmonë ka pasur vota e pavlefshme, dhe nuk ndikon në proces e as në rezultat.”, tha ai.

SHKARKO APP