Bushi: Unë krisje me De Biazin? Janë thashetheme

 

Menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, i ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës së djeshme se mes tij dhe trajnerit De Biazi ka një krisje, duke thënë se janë vetëm thashetheme. 

Dhe kjo, nisur në fakt nga mungesa e Bushit në konferencën për shtyp të trajnerit. Madje u aludua edhe se tekniku italian kishte kërkuar largimin e Bushit nga stafi teknik.

“Nuk kam dijeni për asgjë. Janë vetëm thashetheme. Jemi të fokusuar plotësisht te përgatitjet për dy ndeshjet e radhës miqësore. Po punojmë maksimalisht për të marrë rezultate pozitive dhe për të bërë paraqitje të mira. Ato që përfliten në lidhje me mua dhe trajnerin De Biazi janë thjesht dhe vetëm thashetheme”, deklaroi Bushi në prononcimin e tij për mediat.

 

SHKARKO APP