Bushka: PS do e votojë kërkesën e SPAK-ut për Berishën. Po përdor partinë si avokat

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës. Në një njëjtën datë, grupi i Berishës ka thirrur një protestë popullore. Një nga deputetët e PS që është pjesë e këshillit të mandateve, Klotilda Bushka u shpreh se maxhoranca do të votojë pro kërkesës së SPAK.

“Në parim ne si mazhorancë jemi pro kërkesave të organeve të drejtësisë të cilat janë të pavarura. Dy rezultate janë shumë të dukshme, e para kanë fituar emërimet në sistem me meritokraci. Emërimet në të gjitha organet e drejtësisë, pra meritokracia dhe pandikueshmëria në emërimin e atyre që janë në sistemin e drejtësisë është e arritur”,-tha ajo.

Këtë të enjte, mes tymueseve PS-ja miratoi në Kuvend rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend. Bushka nënvizoi se sanksione të tilla ndaj deputetëve ndodhin kudo në botë. Kaosi sipas Bushkës lidhet me problemet e Sali Berishës me drejtësinë.

SHKARKO APP