Butrint, makina me turistë bie në kanalin me ujë

Problemet në vend nuk kanë fund. Një aksident rrugor me 2 persona të plagosur është regjistruar pasditen e së mërkurës, në afërsi të fshatit Vrinë në zonën e Butrinit.

Një makinë me dy shtetas të huaj doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur në kanalin e Butrintit. Menjëherë në ndihmë kanë shkuar banorët e zonës të cilët arritën të nxjerrin nga mjeti dy turistët në rrezik për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit. Ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?