Butrinti, deputetja Zhupa kërkon interpelancë urgjente me ministren Margariti
Deputetja demokrate Ina Zhupa i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të zhvillojë një interpelancë me urgjencë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, në seancën që pritet të mbahet këtë të enjte.
Zhupa kërkon që Margariti të shpjegojë se çfarë procedurash ka ndjekur ministria e kulturës që ka ngarkuar me detyrën e mbrojtjes dhe promovimit të Parkut Kombëtar të Butrinit, Richard Hodges.
Ky i fundit sipas PD-së është anëtari i bordit drejtues në agjencinë që do të administrojë parkun kombëtar të Butrintit dhe se vite më parë deklaronte se Butrinti i është dhënë padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913.