Butrinti jepet me koncesion, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ja personat që morën pjesë në takimin e fshehtë në Korfuz një vit më parë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jolio Dine, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për dhënien e e Parkut Kombëtar të Butrintit një fondacioni të huaj. Dine, i cili një vit më parë denoncoi një takim të fshehtë të zhvilluar në Korfuz për dhënien e Butrintit një Fondacioni të huaj, publikoi sot foto nga disa persona dhe një automjet që sipas tij udhëtuan në 25 gusht 2019 drejt Korfuzit.
“Butrinti i jepet privatit!?
Në 12 tetor të një viti më parë denoncova një takim të fshehtë të 25.08.2019 në Korfuz, ku u diskutua dhënia e Butrintit tek një Fondacion i huaj.
Sot po publikoj fotot ekskluzive të personave dhe automjetit që udhëtuan me traget nga Saranda për në Korfuz.
A mund të jepet trashëgimia jonë tek të huajt?” shprehet Jolio Dine.
Më herët ai kishte quajtur të vonuar reagimin e 24 orëve të fundit të ish-Drejtorit të Parkut të Butrintit, Auron Tare.
“⁉️Shume i vonuar reagimi klientelist i Auronit…
⬅️ Ne 12.10.2019 kam bere kete reagim publik por askush nuk e vuri ujin ne zjarr:
(Sot eshte teper vone…)
“Dhenia me koncesion e Parkut Kombetar te Butrintit eshte akti i fundit i shitjes se identitetit dhe vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri.
Cdo veprim per ta paraqitur si konsulte publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte ne Korfuz, faktuar kjo nga dalja nga Porti i Sarandes ne dt.25.08.2019 i nje automjeti “Toyota” me targe AA..7.F, me te cilin udhetonin 4 shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per “shitjen” e Butrintit””, shkroi Dine.