Buxheti 2020, Denaj: Prioritet rindërtimi i vendit, nuk do të mungojnë investimet
Ministrja e Financave, Anila Denaj u shpreh se buxheti për vitin 2020 është në funksion të rindërtimit të shtëpive pas tërmetit të 26 nëntorit. Në fjalën e saj gjatë seancës plenare në Kuvend, Denaj shtoi se është angazhuar për miratimin e kuadrit për të mimnimizuar dëmet e tërmetit dhe për rimëkëmbjen e vendit. Ajo shtoi gjithashtu se investimet për infrasktrukturën rrugore do të vazhdojnë ndërkohë që huamarrja pritet të rrite me 104 mln lekë për rindërtimin e vendit. “Synojmë mbajtjen e borxhit në trajetoren rënëse. Kemi biseduar edhe me Komisionin e Financave duke bërë të mundur ndarjen e fondeve në mënyrë sa më të drejtë për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjithsesi, në fokus do të jenë edhe projektet prioritare për vitin 2020. Investime do të ketë edhe në arsim, mjekësi e bujqësi. Synojmë investime për të parandaluar situate të tjera të ndodhur, kryesisht përmbytjet. Gjithashtu do të ketë investime rrugore per projektet e nisura në mënyrë që ata të përfundojnë në kohën e duhur”.