Buxheti 2020 mbështetje kategorive në nevojë, përfitojnë 166 mijë persona

Buxheti i vitit 2020 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale zgjeron mbështetjen ndaj kategorive në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se buxheti i vitit të ardhshëm për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale është buxheti i qytetarëve. Sipas shifrave të bëra publike prej ministres, buxheti 2020 mbështet skemën e pagesave të personave me aftësi të kufizuar. Për këtë janë parashikuar 16.6 miliard lekë ku përfitues janë 166 mijë persona. Ndërsa për skemën e pagesave të ndihmës ekonomike janë parashikuar 4.5 miliardë, 66 mijë familje përfituese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?