Buxheti 2021, Denaj: Fonde shtesë për vaksinën dhe rritjen e pagave të mjekëve e infermierëve
Gjatë intervistës së saj për “Ekopolitikë” në RTV Ora, ministrja e financave Anila Denaj foli edhe për rritjen e pagave duke nisur nga 1 janari 2021.
Sipas saj, një pjesë shtesë të fondeve ka marrë edhe shëndetësia përsa I takon vaksinimit anti-Covid dhe rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve.
Anila Denaj: Ndërkohë që shëndetësia ka marrë fonde shtesë, të domosdoshme përsa i takon përballimit për vaksinën, për ndihmën ekonomike dhe për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve.
Fatos Çoçoli: Mjaftueshëm?
Anila Denaj: Nëse flasim që fondi i pagave është 40% e pagës në funksion, në situatën që jemi dhe shumë vende nuk kanë rritur pagat, sigurisht është e guximshme. E mjaftueshme. Buxhete si ky në vendin tonë ka nevojë më shumë, por lidhet shumë me të ardhurat. Dhe raporti i guximit është i lidhur drejtëpërdrejt me realizimin e të ardhurave. Të ardhurat e këtij buxheti janë më të larta se ato të vitit 2020 por janë 3.7% më të larta se 2019.