Buxheti 2025, ministri Mazniku: Rritje me 9.3% për pushtetin vendor
Pushteti vendor do të ketë një buxhet 9.3% më të madh në vitin 2025, se ai i këtij viti. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ mes qeverisë dhe pushtetit vendor, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se ky buxhet do të jetë proporcional tek të gjitha bashkitë e vendit.
”Buxheti vendor total ka një rritje prej 9.3% krahasuar me një vit më parë, që është një rritje më të madhe edhe se rritja ekonomike, edhe se rritja totale e të ardhurave të buxhetit, që do të thotë për qeverinë dhe për mënyrën se si është alokuar buxheti, pushteti vendor është trajtuar si një prioritet”.
Një portofol i rëndësishëm për pushtetin vendor janë edhe të ardhurat që mbledh vetë, të cilat sipas ministrit Mazniku, kanë qenë 11.7 % më shumë.
Postimi i plotë
Të vendosur në përkushtimin tonë për më shumë shërbime cilësore e dinjitoze ndaj çdo qytetari në çdo cep të vendit, #Buxheti2025 do të mbështesë fuqizimin e pushtetit vendor në këtë drejtim duke rritur së pari transfertën e pakushtëzuar për bashkitë me + 17.1%.
Performancës pozitive të bashkive në mbledhjen e të ardhurave i bashkohet sërish mbështetja e qeverisë duke rritur më tej edhe fondin dedikuar pushtetit vendor për vitin që vjen në mënyrë që rritja e pagave për profesionistët edhe në nivel bashkie të mos cënojë kurrsesi sasinë e cilësinë e investimeve që qytetarët presin nga qeverisja vendore.
Buxheti2025 mbështet secilën prej 61 bashkive për më shumë punë të mira në komunitetet tona dhe shërbime të standardeve më të larta për të gjithë qytetarët shqiptarë.