Buxheti dhe reformat, Meta takon Idrizin

 

Për më shumë se 60 minuta kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i PDIU­së Shpëtim Idrizi kanë konsumuar një kafe kokë më kokë në një nga lokalet e njohura në kryeqytet.

Burimet nga takimi thanë se në fokus të bisedimeve ishte projektbuxheti i vitit të ardhshëm.

Gjithashtu mësohet se kryeparlamentari Ilir Meta do të udhëtojë jashtë vendit për dy vizita zyrtare në Itali e me pas në Gjermani, çka do sjellë edhe mungesën e tij në seancën e të enjtes.

E për këtë arsye, ka ndarë me Idrizin edhe disa direktiva për të enjten. Disa minuta më vonë, tavolinës i është bashkuar edhe Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, ku bisedimet mësohet të jenë zgjeruar edhe në nivel koalicioni dhe të problematikave të tjera. Kreu i LSI­së Meta mësohet të ketë folur me vendosmëri për vazhdimin e bërjes transparencë të çdo qindarke të partisë që drejton. 

SHKARKO APP