Buxheti drejt votimit. Banka e Shqipërisë: Problem investimet, PPP dhe skema pensioneve

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votën pro të mazhorancës dhe kundër të opozitës. Banka e Shqipërisë identifikon sektorët më problematikë që kërkojnë vëmendje të shtuar, duke nisur nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, planin e investimeve, por edhe skemën e pensioneve.

”Banka e Shqipërisë gjykon se financat publike do të përballen me një sfidë të dyfishtë. Duhet të gjenerojnë fonde për investime publike por duhet të sigurojnë dhe fonde të nevojshme për programe sociale për shtresat në nevojë. PPP në pr.buxhet e 2025 është përcaktuar një tavan i sipërm i vëllimit total i cili është 28.1% i produktit të brendshëm kombëtar. Dëshiron të tërheq vëmendjen se realizimi i treguesve të buxhetit ka një lloj problematike sidomos plani i investimeve duhet të ketë një shpërndarje të njëtrajtshme të investimeve dhe jo vetëm në një pjesë të vitit”, tha Luljeta Minxhozi, zëvendësguvernatore e Bankës.

Skemën e pensioneve e cilëson si rrezik për financat publike për shkak plakjes së popullsisë dhe emigrimit të fuqisë punëtore. Banka e Shqipërisë përshëndet iniciativat për një rishikim të skemës së pensioneve. Duhet të garantojë një qëndrueshmëri afatgjatë me një ndikim të vogël në buxhetin e shtetit. ”Japim analizat e duhura. Kemi komitete që i këshillojmë por s’ndikojmë dot në politikën e pagave. Nuk kemi informacion nga sektori bankar për informalitetine punës”, tha Minxhozi.

SHKARKO APP