Buxheti faktik “zbarkon” në Kuvend – Haxhi: Rritëm të ardhurat dhe investimet, ulëm borxhin

Megjithëse viti 2018 u mbyll me një borxh publik prej 9 miliardë euro,  mosrealizim të ardhurash në nivelin 14.8 miliardë lekë dhe investimesh në 8 miliardë lekë, Ministria e Financave është e kënaqur me treguesit e buxhetit faktik 2018, të prezantuara përballë deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.  Zëvendësministri Elton Haxhi, theksoi se u ul borxhi public dhe u rritën të ardhurat tatimore.

Ndërsa bëri edhe një pasqyrë të shpenzimeve, duke theksuar se në raport me planin fillestar u realizuan në masën 91 për qind.

Gjatë dëgjesës së Haxhi, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka kërkuar që të parashikohen në buxhetin aktual 3.3 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

SHKARKO APP