Buxheti i 2022 për Ministrinë e Brendshme, Çuçi: Revolucion teknologjik me Policinë e Shtetit
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, deklaroi se çdo qindarkë e shpenzuar për rendin dhe sigurinë nuk është asnjëherë investim i çuar dëm.
Ai theksoi se në Policinë e Shtetit po bëhet një revolucion teknologjik dhe se në pak kohë trupa e policisë do të jetë në të njëjtën korsi shpejtësie me vendet e BE-së.
“Policinë e gjetëm me 70% të automjeteve me gjendje të dobët. Sot është rinovuar e tëra. Ne garën nuk e kemi me të shkuarën , sfida jonë mbetet vetvetja. Do të shtojmë buxhetin në vlerë absolute. Bonusi i pagave që do të përfitojnë punonjësit e Policisë së Shtetit deri në masën 150% në varësi të largësisë që kanë. Kemi rritur rreth 70% të investimeve dhe gjysma do të shkojë në fushën e teknologjisë. Policia e Shtetit duhet të kontrollojë çdo cep të territorit për çdo shkelje dhe duke investuar në teknologji do të jetë me lehtë të bëhet ky kontroll. Do të investojmë për të pasur një mjet komunikimi më të sigurt brenda trupës së policisë. 112 do të mbulojë të gjithë territorin e vendit për të denoncuar krahas komisariatit digjital. Me këtë arsenal pajisjes të teknologjisë së fundit do të mundohemi të minimizojmë çdo shkelje edhe nga ana e punonjësit të shtetit. Në 2022 këtë flotë do ta zgjerojmë, të gjitha rrugët kryesore të Shqipërisë ato më problematike do të jenë më të sigurta, nuk ka më jam miku i filanit. Gjoba vendoset automatikisht dhe shkon direkte në adresën e shkelësit”, tha Çuçi.
Në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, Çuçi tha se do të ndikojë në dy aspekte kryesore në Policinë e Shtetit.
I pari është ai teknologjik dhe i dyti në dhënien e bonuseve për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimeve të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

