Buxheti i turizmit me “pikatore”. Në vitin 2019, për zhvillimin vetëm 287 mln lekë

Buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit do të pësojë një rritje të lehtë gjatë tre viteve të ardhshëm. Aktualisht buxheti i kësaj ministrie është në vlerën e 2.2 miliardë lekëve, ndërsa në vitin 2019 ky buxhet do të jetë në vlerën e 2.3 miliardë lekë për të shkuar në 2.4 miliardë lekë në dy vitet që pasojnë.

Ajo që bie në sy nga analiza e buxhetit afatmesëm 2019-2021 është fakti se fondi për zhvillimin e turizmit në 2019 do të ulet në 287 milionë lekë nga 315 milionë lekë që është aktualisht.

Megjithatë kjo ministri ka si qëllim që të bëjë diversifikim të produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor. Programi “Zhvillimi i turizmit” synon që të arrijë rritjen e kontributit direkt që ka turizmi në produktin e brendshëm bruto (nga 9% që vlerësohet në vitin 2018).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë sektor synohet që të rritet edhe numri i    të punësuarve, e në të njëjtën kohë të kemi edhe rritje të turistëve jashtë sezonit. Ndërkohë që tre vitet e ardhshëm duket se do të bëhen realitet iniciativat për rritjen e numrit të bizneseve në sektorin e agroturizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër zë në buxhetin e kësaj ministri që pritet të ketë vëmendjen maksimale është edhe administrimi i pyjeve që për vitin 2019 prite të marrë gjysmën e vlerës së buxhetin në total. Për administrimin e pyjeve në vitin që vjen do të përdoren rreth 1.1 miliard lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?