Buxheti, mazhoranca rrëzon 4 amendamentet nga PD

Në këtë senacë plenare në Kuvend, po diskutohet nen për nen buxheti 2025, por edhe diskutohen amendamentet e propozuara nga ana e opozitës, mbi 50 të tilla. Deri tani janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara dhe diskutuara dhe seanca është ende në proces.

Mazhoranca vlerëson se buxheti i propozuar me gjithë shtesat nga Komisionet është i pranueshëm, pasi janë dëgjuar të gjitha ankesat dhe propozimet ekonomike për shumë sektorë dhe janë aprovuar shtesat me mbi 2,3 mld lekë.

PD ka këmbëngulur për amendamentet e saj në fusha të ndryshme aktualisht janë rrëzuar me shumicë votash nenet 12, 13 dhe 14 të diskutuara për propozimet e PD dhe ato të Komisioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Respektivisht u rrëzuan amendamentet e deputetes Sorina Koti, në të dy propozimet, me 17 vota pro dhe 57 kundër, sikurse edhe ai i Jorida Tabakut me 69 vota kundër, si dhe një i katërt me 62 vota kundër dhe 22 pro, i propozuar po nga PD. Mazhoranca miratoi vendimin e Komisioneve për të tre rastet në fjalë me shumicë votash në kartonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?