Buxheti për Shëndetësinë, Manastirliu flet për investime në infrastrukturë
Në këto ditë, ku po miratohen buxhetet për vitin 2020, për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale është planifikuar rreth 77.7 miliarda lekë. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për ”Top Channel”, tha se vetëm për shëndetësinë ka një rritje me 5.5% krahasuar me një vit më parë, të cilat do të përkthehen në investime në infrastrukturë apo programe të reja për parandalimin e sëmundjeve por nuk përmendi rritje të pagave të bluzave të bardhë.