Merret në pyetje vajza e showbiz-it, Kejvina Kthella për vrasjen e Durrësit

Fakte të reja dalin lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e 1 nëntorit, te mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi makina e prokurorit Arjan Ndoji.

Mësohet se po hetohen edhe lidhjet e një vajze të njohur të showbiz me të dyshuarin e atentatit ndaj prokurorit.

Ndërkohë, “BalkanWeb” ka zbuluar se bëhet fjalë për një vajzë mjaft të njohur të showbiz-it shqiptar që është edhe pjesë e modelingut, dhe që është pikërisht Kejvina Kthella. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë për se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës./bw/

Në lidhje me këto fakte redaksia online e www.kohajone.com tentoi të komunikonte me Kejvina Kthella për të marrë opinionin  e saj, por celulari i saj rezultonte i mbyllur.

Prokuroria për Krimet e rënda siguron një tjetër provë të rëndësishme në hetimin për atentatin e Shkozetit, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa pasditen e sotme ndërroi jetë shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Sipas A2 CNN, analizat balistike kanë provuar se plumbat në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit.

Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit.

Në sitën e Prokurorisë për Krime të rënda, janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë dy makinat nga të cilat është qëlluar si dhe automjetit me të cilin udhëtonin prokurori Ndoj, shoferi i tij andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit”.

Plumbat e kallashnikovit që qëlluan makinën ku udhëtonte prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho rezultuan fatale për shoferin. Ai mori dy plumba në mushkëri, ku njëri preku shtyllën kurrizore duke e bërë që të humbasë ndjeshmërinë e trupit. Sonte ai ka ndërruar jetë nga plumbat.

Andi Maloku ishte shofer i prokurorit Arjan Ndoja por para kësaj detyre ai punonte si efektiv policie në komisariatin e Fushë-Krujës. Më 30 nëntor ai do të festonte ditëlindjen e tij të 24.

Familjarët e tij, teksa kanë reaguar në rrjetet sociale, kanë kërkuar më shumë respekt për të ndjerin duke mohuar të gjitha zërat e dalë në media se ai kishte qëne nënoficer në policinë e Fushë Krujës ku kishte pasur konflikte, e po ashtu kanë mohuar që i afërmi i tyre të kishte miqësi me Ndojën dhe Muharremin.

Ato i kërkojne mediave të veçanta dhe opinionit publik që të mos abuzojnë me informacionet që publikojnë duke treguar respekt edhe për momentin shumë të vështirë të familjes.

Nëna e Malokut vuri kujën në spital ditën e parë kur ai mbërriti i plagosur tek Trauma duke thënë se djalini tyre po vritej për 300 mijë lekë rrogë. Vdekja e Andi Malokut e bën edhe më të rëndë atentatin e 1 nëntorit në Shkozet dhe akuzat e të arrestuarit të vetëm Redjan Rraja forcohen edhe më tepër.

SHKARKO APP