Bylykbashi: Bashës i duhej një parti sa një dyqan 2 me 2, kjo për pazarin e radhës

Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi thotë se Lulzim Bashës i duhet një parti sa një dyqan 2 me 2, dhe një logo te qepeni. Kjo pasi sipas tij i nevojitej vetëm për pazarin e radhës.

“Një grup i vogël ka ende këtë plan përçarës. Plani i Bashës për të përçarë PD-në ishte i vjetër. Më 9 shtator, unë këtë i kam thënë, ti përçave PD-në.

Në këtë formë, ai e reduktoi PD-në vazhdimisht, po e mbyste në gjumë. Ai mori dhe një vendim të fundit fare që ta mbyste përfundimisht atë parti dhe të kishte partinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim Bashës i duhej një partie e vogël sa një dyqan i vogël 2 me 2, me një logo te qepeni dhe kaq. Nuk i duhej më shumë sesa për të bërë një pazar të radhës politik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?