Bylykbashi: Ditën e Kuvendit Kombëtar të PD, aty do të ngrihet edhe komisioni për firmat

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se më 11 dhjetor, ditën kur Sali Berisha ka thirrur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, po atë ditë do të ngrihet edhe komisioni për verifikimin e firmave. Më pas do të verifikohet nëse në sallë do të jenë më shumë se gjysma e delegatëve.

”Është bërë thirrja, është kërkuar data. Por verifikimi bëhet në datën 11 Dhjetor nga vetë Kuvendi nga komisioni i verifikimit që do të ngrihet atë ditë. Pas verifikimit nga komisioni, nëse rast se është ¼, pra është bërë thirrja e Kuvendit.

Pastaj verifikohet prezenca e më shumë se gjysmës së anëtarëve dhe kur kjo gjë ndodh, shpallet që Kuvendi është mbledhur dhe merren të gjitha vendimet.

Atë ditë në Kuvend atë ditë kryetari i partisë dhe kryetari i seksionit janë të barabartë. Unë pres që zoti Basha të mos ketë siklet, të shkoj t’i shoh nuk ka kompetencë që t’i verifikoj, por mund t’i shikojë”.

SHKARKO APP