Bylykbashi: Do e grisim hartën territoriale kur t’i vijë rradha

 

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u tregua i prerë kur tha se kur PD të vijë në pushtet do të “grisë” hartën e re territoriale që u bë pas reformës administrative. Demokrati e cilësoi ndarjen e re territoriale, gjatë diskutimeve në kuvend për projekligjin për vetëqeverisjen vendore, si një ndarje që ka shkatërruar pushtetin vendor dhe qarqet.

 “Ajo hartë do të griset kur t’i vijë radha. Do të griset dhe do të bëhet një e re në konsultim me pushtetin vendor dhe qytetarët. Edi rama kryetar bashkie thoshte në atë kohë “të zhdukim njësitë bashkiake”. Ju po u hiqni mbledhjen e taksave për pushtetin vendor duke u vendosur një taksidar me synimin e vetëm për t’i bërë presion biznesit”, tha Bylykbashi.

Por ndryshe mendon deputeti socialist Bashkim Fino, që në cilësinë e kryesuesit të komisionit përgjegjës parlamentar për ngritjen dhe implementimin e ndarjes së re administrative, tha se tashmë lipset nevoja për të thelluar reformën. Fino shkoi më tutje duke kërkuar edhe ndryshimet përkatëse kushtetuese për të çuar në fund reformën administrative territoriale.

“56 është numri i funksioneve të kompetencavce për kryetarët e bashkive, nga 39 që ishin. Pra kemi një decentralizim më të thellë të pushtetit nga niveli qendror tek ai vendor. Për të konsoliduar cilësinë e një projektligji vendorë, përdoren dy standarde; së pari procedura dhe shqyrtimi dhe së dyti cilësia e përmbajtjes. Projektligji u hartua në bashkëpunim me USAID, KiE dhe OSBE. Këta mbështetën ligjin me dy ekspertë. Projektligji iu nënshtrua një procesi të gjerë publik ku u organizuan 5 tryeza rajonale me përfaqësues shoqatash të zgjedhurish vendorë”, tha Fino.

SHKARKO APP