Bylykbashi: Jo Dvorani anëtar i Kushtetueses! Balla: Laje gojën 100 herë, ai është ”kampion i drejtësisë”

Ka nisur seanca e fundit parlamentare e vitit 2022, një seancë që pritet të zgjasë dy ditë, me diskutime e debate të shumta. Në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se Ardian Dvorani nuk mund të jetë anëtarë i Gjykatës Kushtetuese. “Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci”, tha Bylykbashi.

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i tha që duhet të lajë gojën, dhe e cilësoi Dvoranin si kampion të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Procedura është e përcaktuar qartë se mbi ç’bazë kërkohet fjala. Shërbëtori i sekretarit të partisë dhe i non gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zëre emrin me gojë kam të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga Blinken. Meqë e përdoret fjalën kampion, po është kampion në luftën kundër korrupsionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?