Bylykbashi: Nuk ka bashkëqeverisje me PS, të gjitha numrat sjellin fitoren e opozitës
I ftuar në A-Show në SYRI TV me gazetarin Adi Krasta, ish-deputeti demokrat dhe përfaqësues i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ishte qartësisht i prerë për të gjitha ata që bien pre e diversionit se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë formë bashkëqeverisje me Partinë Socialiste.
Bylykbashi tha se PD do të vijë në pushtet për të zhbërë të gjitha të këqija që ka bërë kjo maxhorancë.
“Ne nuk do të hyjmë në asnjë formë bashkëqeverisje me Partinë Socialiste, por ne do të vijmë në pushtet për të zhbërë të gjitha të këqijat që ka bërë kjo parti gjatë qeverisjes së vendit.
Ambasada e SHBA ka shprehur me deklaratën shqetësimin e saj për ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor nga Rama.
Sot që po flasim shifrat e bëjnë humbës Edi Ramën më 25 prill. Dhe po ta shikoni ekonomia po shkon gjithmonë keq dhe më keq.
Këshilli Politik u ngrit me mbështetjen këmbënguljen e Ambasadës Britanike dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA dhe BE-së, në ngritjen e një mekanizmi konsensusi.
Ne më qëllim demaskuam qëndrimin e Edi Ramës në Këshill Politik dhe pranuam që të hapnim listat 100 përqind.
Shqiptarët për Edi Ramën vazhdojnë të humbasin kohë.
Në vitin 2013 problemi i zgjedhjeve iku nga lista e çështjeve dhe në vitin 2020 Rama e ktheu në agjendë.
Lidhur mbi ndryshimin e rregullave të lojës nga Rama, SHBA-të janë ndër fuqitë kryesore që do të shprehen shumë shpejt”, u shpreh Bylykbashi në SYRI TV.