Bylykbashi: Nuk ka kryesi të Partisë Demokratike për shkak të Lulzim Bashës

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, tha se me Kuvendin e 11 dhjetori, është rikthyer fuqia tek organet e Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCNTV, për të sot në PD nuk ka kryesi për shkak të shkeljes së statutit nga kryetari.

”PD e kanë demokratët, anëtarët janë ata që na japin çdo mandat për t’i përfaqësuar. Janë delegatët që punojnë me ne që të fitojë PD. Duke u nisur nga kjo, janë anëtarët ata që qartazi thanë “kupa u mbush” dhe thirrën kuvendin e 11 dhjetorit.

Nuk ka kryesi të PD për shkak të shkeljes së statutit nga kryetari. Basha është shkarkuar, pritet ratifikimi nga kryesia. Kryetari nuk ka asnjë fuqi, këshilli është më epror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne i kemi rikthyer fuqitë këtyre organeve dhe kryetari nëse do kërkojë të marrë funksione do ti ndërpritet mandati. Statuti ka hyrë në fuqi menjëherë. Praktika e PD e vendosur nga Basha është që miraton statute, futen në fuqi menjëherë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?