Bylykbashi: Pas 25 prillit nuk do ketë më ish-pronarë, por vetëm pronarë
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, thotë se Partia Demokratike do të anulojë ligjin Rama për pronat. Sipas tij, pas 25 prillit nuk duhet të ketë ish-pronarë, por vetëm pronarë që gëzojnë pronën që komunistët ua morën me armë e dhunë pushteti.
Partia Demokratike angazhohet të përfundojë procesin e konsolidimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, krijimin e një harte unike të kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit dhe krijimin e një agjencie që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private.
”Ne 2015 ne emer te grupit parlamentar te PD deklarova se ligji i PS qe rishpronesonte pronaret pas 70 vitesh, DO TE SHFUQIZOHEJ sapo PD te vinte ne pushtet. Pata nderin t’i perfaqesoj ne Gjykate Kushtetuese duke kerkuar anulimin e ligjit. Programi i PD-se per pronat do ta beje kete realitet. Ai ligj do te anulohet! Pas 25 prillit nuk duhet te kete ish-pronare por vetem pronare qe gezojne pronen qe komunistet ua moren me arme e dhune pushteti.Pronaret jane bosht identiteti i PD. Sot nuk jane vetem ata mijera qe ishin ende gjalle kur ra komunizmi dhe u enden 30 vite me dosje nen sqetull. Trashegimtaret e tyre sot jane dhjetera e qindra mijera qe presin drejtesi nepermjet kthimit te prones apo kompensimit real dhe jo perplasjes ne dyert e gjykarave. Ua kemi borxh atyre kete program.Eshte reflektim i yni si PD qe kjo te marre fund! Nuk ka nevoje per shume kompleksitete e ligje apo VKM pa fund. por mjafton te jemi te drejte, te qarte e fjalembajtur me pronaret! Me 25 prill duhet te zhdukim fjalen “ishpronare”! Prona eshte e shenjte”,-shkruan Bylykbashi.