Bylykbashi: PD do vijojë të publikojë fakte të tjera ndaj qeverisë

Në studion e ABC News, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar publikimin e elementeve të reja sa i përket çështjes së denoncuar nga forca politike ku bën pjesë, mbrojtjen dhe lehtësimin e kriminalitetit nga qeveria Rama.

“Do të paraqiten elemente të tjera të cilat do të vërtetaojnë përtej çdo dyshimi. Do ta shihni, PD do vërë në dispozicion fakte të tjera si deri më sot. Mos ta ngatërrojmë, nuk është vetëm historia e Agron Xhafajt. Që Agron Xhafaj është një trafikant droge, jo një korrier droge, por zotëruesi i një rrjeti shpërndarjeje të kokainës. E thonë auroritetet italiane. PD do të vazhdojë të bëjë publike fakte të tjera që gozhdojnë zotin Rama dhe zotin Xhafaj mbi të gjitha”– theksoi Bylykbashi.

Deklaratat erdhën ditën kur Partia Demokratike publikoi me zë dhe figurë dëshminë e të ashtuquajturit “Bashkëpuntori X” në audiopërgjimin e publikuar nga selia blu, si inkriminuese ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ceshtja Xhafaj, Bylykbashi: PD do vijoje te publikoje fakte te tjera | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?