Bylykbashi publikon dëshminë e mjekut në Durrës për mungesën e tamponeve: Edi Rama nuk shpëton nga ndëshkimi
Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Durrës Oerd Bylykbashi publikoi në rrjetet sociale dëshminë e mjekut në Durrës, i cili denoncon mungesën e tamponeve për testin e Covidit në këtë qytet.
Nisur nga kjo dëshmi, Bylykbashi shprehet se Edi Rama nuk shpëton dot nga ndëshkimi me talljet që bën me shqiptarët.
“Në ditët më të vështira dhe të keq menaxhuara të numrit të lartë të të infektuarve dhe spitaleve jofunksionale, Edi Rama gjen kohën të tallet me shqiptarët dhe hallet e tyre. Hap veshët dhe dëgjo mjekun nga spitali i Durrësit se sa është numri i të prekurve nga covid dhe sa është numri i testeve të përditshme atje. Batutat dhe talljet nuk të shpëtojnë dot nga përgjegjësia që ke për mos menaxhimin e situatës, me numrin skandaloz të testimeve, me spitalet dhe stafin mjekësor të lënë në mëshirë të fatit”, shprehet Oerd Bylykbashi në komentin bashkëngjitur video-dëshmisë së mjekut në Durrës.