Bylykbashi: Pushtetet mediatike janë të vëna nën thundrën e ekzekutivit

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki tha se pushteti mediatik është vendosur nën thundrën e ekzekutivit.

Bylykbashi: Media është gjëja e fundit që goditet. Media është ajo që po t’ia heqësh pushtetin mediatik një republike, kthehet në një shkretëtirë. Pushtetet janë të vëna nën thundrës e ekzekutivit.

Në vitin 2015 OSBE/ODHIR nxjerr një raport të panoramës së medies duke i parë edhe nga pikëpamja e zgjedhjeve, dhe atu flet për pavarësi të medies, edhe nga pronarët. Media e cila është nën presionin dhe kontrollin e ekzekutivit përmes parave publike.

Në vitin 2020 jemi këtu. Imagjinoni sikur të gjitha zhvillimet në vend të zhvillohen pa medien ose me medien nën thundrën e pushtetit.

SHKARKO APP