Bylykbashi: Rama ka vendosur të shkatërrojë traditën 30-vjeçare të koalicioneve

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, i ftuar në emisionin ”Në Fokus”, tha se në rast se më 30 korrik miraton ndryshimet kushtetuese atëherë do kthehemi në pikën zero.

”Nëse shkelen parimet kushtetuese nga këto ndryshime do kthehemi në pikën zero politikisht, ndërsa në aspektin teknik do jetë një kundërshtim me rekomandimet e ODHIR-it. Ato thonin që sistemi do thjeshtuar. Do komplikohet sitemi i zgjedhjeve në mënyrë shumë të madhe. Kjo ndikon edhe te procesi i numërimit, që është më i vështirë”.

Bylykbashi u tregua i qartë duke thënë se kushti i vetëm për bashkpunim është mos prekja e koalicioneve zgjdhore, që pritet të hiqen nga ndryshimet kushtetuese.

”Kushti jonë është i qartë dhe ndërkombëtaret po ashtu e kanë bërë të qartë, për kualicionet. Kjo Nuk duhet që kryeministri të prek kualicionet, ndërsa listat le të hapen 100%. Janë dy gjëra të shkëputra nga njëra-tjetra, por që mbijetojnë sëbashku. Rama ka vendosur të shkatërrojë traditën 30-vjeçare të koalicioneve”.

SHKARKO APP