Bylykbashi: Rama uzurpoi komisionin e reformës zgjedhore me vulën e Bashës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka komentuar këtë të premte zhvillimet e fundit politike dhe ka folur për tryezën për reformën zgjedhore.

I ftuar në Syri Tv, Bylykbashi u shpreh se Rama kishte uzurpuar komisionin me vulën e Bashës.

Bylykbashi: Besoj që çështja që shtrohet në këtë ekuacion, në këtë problem që iu desh parlamentit të zgjidhte, ishte se kush duhet të ketë vendin e duhur në një proces kaq të rëndësishëm se ç’është reforma zgjedhore. Këtu nuk është histori emrash individuale, Bylykbashi, Alibeaj, Gjiknuri, Gogu apo të tjerë, për të përmendur emrat e kolegëve që janë aktualisht të angazhuar apo që kanë qenë në Komisionin e Reformës Zgjedhore si plot edhe kolegë të tjerë. Këtu çështja i takon Partisë Demokratike. Pra problemi që ishte, kriza që prodhohej ishte: A përfaqësohet Partia Demokratike në numrat dhe me personat e mandatuar prej saj, po apo jo. Te gjithë e dinë që Lulzim Basha me hyqmin e Edi Ramës, me vulën e Edi Ramës kishte uzurpuar bashkë drejtimin e atij komisioni. Më pas emrat janë të përëndësishëm në aspektin e përgjithshëm politik dhe kanë lidhje se si mund ta mbaj dikush një proces apo dikush tjetër. Por kjo ka më pak rëndësi për atë që po flasim. Pra a duhet të ishte Partia Demokratike. Atë që e njohin të gjithë aty ku janë shumica e votuesve të opozitës, aty ku janë shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës, e strukturave. A duhet të jetë kjo forca që përfaqësohesh apo jo. Edi Rama kishte zgjedhur të mbante Lulzim Bashën, një fraksion të vogël të PD, sepse i interesonte ashtu.

Ndërkohë ne të gjithë, besoj edhe opinioni publik kërkonte diçka tjetër. Kjo çështje ka marrë në këtë moment por pas kësaj artifice të stisur qëllimisht për të bllokuar procesin e cila mbajti peng për dy vjet një komision reforme dhe në fund e çoi ne vdekje, ka marrë fund.

Mazhoranca mund të jetë e shtyrë nga nevojat e saj . Ne nuk na intereson kjo. Ne na interesojnë kush janë objektivat e Partisë Demokratike.

SHKARKO APP