Bylykbashi: Reforma jashtë parlamentit, skandalet e mëdha në zgjedhje pasi Rama mori pushtetin

Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se marrëveshja e arritur mes palëve bëhet për të qenë sa më pranë standardeve të BE-së.

Bylykbashi theksoi se reforma do të zhvillohet jashtë parlamentit, për shkak se opozita e bashkuar e konsideron Kuvendin si jolegjitim.

Ajo që është më e rëndësishmja në këtë histori është se cfarë është rënë dakord të mos ndryshohet nga shumica në parlament. Kjo të bëhet me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Marrëveshja merr parasysh faktin se parlamenti nuk ka legjitimitetin. Kjo reformë nuk mund të bëhet në parlament, për shkak se ne si opozitë e konsiderojmë si jo të mirë”, tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi nënvizoi se skandalet me shit-blerjen e votës nisën kur Rama mori pushtetin, e se për këtë ka folur edhe OSBE-ja e organizata të tjera ndërkombëtare.

“Raportet e ODIHR-it sa vinin e binin në këto zgjedhjet e fundit, sidomos nga viti 2015 deri më 2019. Problemi është një PS. Nuk ëhstë problemi tek Partia Socialiste, që është kapur sot nga krimi. Nuk mund të themi se sot socialistët qeverisin. PS sot për fat të keq është kapur nga lidershipi i saj. Përmes reformës zgjedhore ne do të mundësojmë që kriminelë të mos ketë, që policia të ketë pastërti. Sot vendosëm rregulla si të përballemi me njëri tjetrin. Komisioni i ODIHR na kërkoi mbështetje për të arritur një platformë sa më të mirë për Reformën Zgjedhore. Vetëm më 2009 kishte afrim të standardeve me Europën, kurse më 2013 kishte rotacion. Skandalet nisën kur Rama mori pushteti”, tha Bylykbashi.

SHKARKO APP