Bylykbashi: Reforma Zgjedhore, prioritet i opozitës dhe PD

Deputeti Oerd Bylykbashi, pjesë e grupit të dialogut që u konstitua sot, ka deklaruar se ky është një mekanizëm i ri dhe se do të mbetet për t’u parë ajo se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që gjithçka të funksionojë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha të rëndësishme për t’u trajtuar, janë ligjet të cilat lidhen me Reformën Zgjedhore siç janë ligji për adresat apo ai për gjendjen civile.

Ai tha se prioritet për opozitën është Reforma Zgjedhore, ndërsa shtoi se nuk ka në Parlament sot çështje më të rëndësishme politike se kjo.

“Vendimi Konferencës së Kryetarëve përcakton një hapësirë të gjerë për këtë mekanizëm që nuk ka një përcaktim të qartë. Mekanizëm që në historikun mbi 20 e ca vjeçar, është diçka e re. Mbetet për t’u parë sido funksionojë.

Të rëndësishme për t’u trajtuar, ligje të cilat lidhën me Reformën Zgjedhore siç është ligji për adresat dhe gjendjen civile.

Në takimin e sotëm theksova se prioritet i opozitës dhe PD është Reforma Zgjedhore. Të tjerat vijnë pas saj”, tha Bylykbashi.

SHKARKO APP