Bylykbashi rrëfen bisedën me zyrtarin e huaj pas protestës së 7 Korrikut: Berishën e besojnë shqiptarët
Oerd Blykbashi, Nen/kryetar i PD, permes nje postimi ne facebook rrefeu nje bisede qe kishte pasur me nje zyrtar te huaj fill pas protestes se opozites ne 7 korrik.
Bylykbashi shkruan se i ka shpjeguar ketij zyrtari te huaj se Berishen e besojne shqiptaret, ndryshe nga qeveria qe eshte misherim i korrupsionit.
Statusi i plotë:
Një ditë pas protestës madhështore të 7 korrikut, një zyrtar i huaj, dukshëm i surprizuar nga protesta, më pyeti: A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?!
Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se kjo qeveri është mishërimi i korrupsionit ndaj duhet rrëzuar. Numrat e asaj proteste dje tregojnë që shqiptarët e besuan Berishën kur tha: Hapni negociatat me Shqipërinë që të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë. Kjo do të thotë më shumë luftë antikorrupsion pa dallim.
Është çështje besueshmërie. Përndryshe “non grata” bëhet si “Të gjithë fajin e ka Saliu”.