Bylykbashi: S’ka kthim pas, Komisionet dhe Parlamenti nuk do të funksionojnë

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin ”Opinion” u shpreh i prerë se komisionet parlamentare dhe seanca parlamentare nuk do të funksionojë pa u realizuar kërkesat e opozitës për komisionet hetimore. Sipas Bylykbashit, nëse vetëm një nga Komisionet që kërkon opozita do ishin ngritur sot, deputetët e PD-së do i shihnin në televizor duke sjellë prova dhe denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

”Unë po them këtë gjë, vendimi për të mos funksionuar të gjitha komisionet është vendim që ne nuk i kthehemi mbrapsht dhe komisionet nuk do të funksionojnë. Komisionet parlamentare që drejtohen nga socialistë kanë kuptuar që nuk mund të vazhdohet dhe janë kthyer online.

Është e paligjshme, por kanë bërë atë. Kjo ishte e shtyrë për të arritur një situatë të këtij lloji për të arritur këtë lloj acarimi. Kjo ka pak rëndësi. Kjo do kalojë shumë shpejt. E gjithë kjo skenë që shohim. Ajo që mbetet është komisionet hetimore nuk ngrihen. Imagjinoni një moment.

Sot të ishte ngritur një nga ato të tetë komisione hetimore. Në televizion skenat a do të ishin këto apo deputetët e opozitës duke sjellë prova përballë kamerave duke denoncuar dhe vënë në vështirësi Edi Ramën? Dhe këtu sot ne diskutojmë pse ndodh kjo situatë në parlament ndërkohë që nuk merremi me thelbin e kësaj, se Edi Rama bllokon këtë histori”,-u shpreh Bylykbashi.

SHKARKO APP