Bylykbashi: SPAK të shkonte me një sasi prangash tek Asambleja e PS, do kishte plotësuar planin e punës për tre breza

Kryeministri Edi Rama kërkon nga SPAK-u që të arrestojnë figurat e larta të politikës në vend.

Por deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, thotë se SPAK nëse do të shkonte dje me një sasi prangash tek Asambleja e PS-së, do të kishte plotësuar planin e punës për tre breza.

“Mjaftonte që SPAK të shkonte dje me një sasi prangash tek Asambleja e PS e do të kishte plotësuar planin e punës për tre breza. Do ta fitonte ndeshjen me korrupsionin në kohë shtesë me “golden goal”.

Dje Rama i bëri thirrje SPAK-ut që të zgjohet dhe t’i dalë në mbrojtje Shqipërisë, pasi sipas tij e keqja e ka vënë përfund vendin.

SHKARKO APP