Bylykbashi takon mjekët e Durrësit: Më 25 prill, ndryshimi që do nisë në Durrës duhet të nisë edhe në shëndetësi

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi zhvilloi një takim me mjekët e Durrësit, ata që siç thotë Bylykbashi, janë kthyer në heronjtë e përditshmërisë tonë, me punën, dijen, përkushtimin, pasionin, vetëmohimin dhe jo rrallë sakrificën sublime.

“Një tjetër takim me profesionistët e Durrësit. Mjekët, ata që janë kthyer në heronjtë e përditshmërisë tonë, me punën, dijen, përkushtimin, pasionin, vetëmohimin dhe jo rrallë sakrificën sublime.

‎Biseduam për problemet e rënda që ka sistemi i shëndetësisë. Probleme që shpesh kanë emërues të vetëm sjelljen kriminale korruptive të atyre që qeverisin.

Nëse ka një sistem që bie i pari kur shteti degradon, ai është shëndetësia publike. Sistemi ynë shëndetësor është shkërmoqur përpara interesave që kapin shtetin dhe babëzisë së një grushti përfituesish të lidhur me qeverinë.

‎Vetëm mjekët e mbajnë në këmbë shërbimin për qytetarët përballë një shteti që i trajton si shërbyes pa dinjitet, madje i kërcënon me vendin e punës kur ata flasin e denoncojnë skandalet dhe PPP korruptive që vetëm të sëmurëve dhe shëndetësisë nuk i vlejnë.

Më 25 prill, ndryshimi që do nisë në Durrës duhet të nisë edhe në shëndetësi!”, shprehet përmes rrjeteve sociale ku dhe publikoi pamje nga ky takim, kandidati demokrat për deputet në Durrës, Oerd Bylykbashi.

Një tjetër takim me profesionistët e Durrësit. Mjekët, ata që janë kthyer në heronjtë e përditshmërisë tonë, me punën,…

Pubblicato da Oerd Bylykbashi su Venerdì 16 aprile 2021

SHKARKO APP