Bylykbashi: Të firmosim për ndërhyrjen e ODIHR, duam lista të hapura

Pas mbledhjes së Këshillit Politik në lidhje me ndryshimet Kushtetuese për Kodin Zgjedhor, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët se opozitën kërkon që të firmoshet për ndërhyrjen e ODIHR.

”Duam që zgjedhësit të kenë të drejtë që vendosin se kush do të jetë në Parlament dhe të votojnë partinë që duan. Kjo që kemi tani, e lejon këtë gjë. Maxhoranca kërkon që t’ua heqë zgjedhësve mundësinë për të zgjedhur deputetët dhe partinë që duan. Themeli i punës është marrëveshja e 14 janarit. Sipas kësaj marrëveshjeje ne kemi të drejtën të ftojmë ODIHR. I japim kohë Gjiknurit që të reflektojë dhe firmosim që nesër”,- tha më tej ai.

SHKARKO APP