Bylykbashi: Teatri, gërmadhë e demokracisë

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi opozitar në tryezën për Reformën në Drejtësi, thotë se PS-ja është fajtore për 3 palë zgjedhje radhazi.

”Opozita kishte pranuar të sakrifikonte një pjesë të saj, të ulej me PS, e cila është fajtore për 3 palë zgjedhje radhazi, për të vendosur rregulla se si zgjedhjet e shqiptarëve në të ardhmen të jenë jo si ato të qershorit. Kemi bërë propozime shumë të rëndësishme në këtë tryezë. Të bësh zgjedhje normale nuk duhet më shumë se 20-25 nene”.

Bylykbashi u shpreh se procesi i reformës zgjedhore është dëmtuar nga shembja e Teatrit.

”Në këtë moment procesi është dëmtuar në mënyrë të atillë nga qeveria dhe nuk mund të pretendohet se teatri nuk është vetëm një gërmadhë politike por është një gërmadhë e demokracisë. Nuk mund që të bëjmë një farsë dhe gjerat të duket sikur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk është thjeshtë një histori teatri, por është një histori se si ka vepruar shteti. Teatri ishte kambana e fundit. Sa i përket qëndrimeve, akoma nuk ka një kompromis për këtë çështje. Sado ne të vendosim rregulla strikte, ne do ta çojmë përpara këtë, ne do të kërkojmë ulje drastike të financimeve private, pasi e ka bërë pis këtë proces”.

SHKARKO APP