Bylykbashi thirrje Bashës: Rishpik vetveten, takohu me demokratët
Kritikat nga Oerd Bylykbashi për Lulzim Bashën ditët e fundit nuk kanë munguar, për sa kohë ai është shprehur edhe për një pakt të mundshëm mes Rama-Basha për Vetting-un dhe Reformën Zgjedhore.
Deputeti demokrat thotë se në PD duhet të zgjidhet problemi i demokracisë së brendshme të partisë, teksa theksoi se Basha duhet ti dëgjojë kritikat dhe jo të largojë deputetët që i dalin kundër. Për të Basha duhet të rishpikë veveten.
”Në këtë moment në PD ka një zhvillim të madh që lidhet me demokracinë të brendshme të partisë. Narrativa e prezantuar nuk është e vërteta nuk është e sakta. Basha duhet të rishpik veten, ai duhet të pyes demokratët se çfarë duhet të bëjë dhe ai nuk i pyet. 70%-80% bazës është kundër vendimit të tij. Basha duhet të dëgjojë ata që i kritikojnë dhe të mos i largojë, por mesa duket këtë ,model ai nuk mund ta kap”,-tha Bylykbashi në ”Opinion”.