Bylykbashi zbulon mesazhet e Ramës me Presidentin e EPP-së: Tentoi pengimin e rezolutave kundër korrupsionit
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi dënoi si autokratike dhe të rrezikshme një ndërhyrje që sipas tij, kryeministri Edi Rama ka bërë në EPP për të mos miratuar një rezolutë që shprehte shqetësimin për korrupsionin endemik në Shqipëri dhe persekutimin politik të udhëheqësve të opozitës.
Bylykbashi po trajtonte çështjen e Portit të Durrësit, si tregues jo veç i korrupsionit, por edhe i sjelljes autokratike të Ramës me pasurinë publike, duke dëmtuar interesin e Shqipërisë për interesa krejtësisht privatë. “Porti i Durrësit është një aferë më e madhe se ajo e incineratorëve. Janë 400 milionë euro vetëm për fazën e parë në 3 vitet e ardhshme, por e gjitha shkon 2 miliardë euro për një Port që e ne e kishim, por Edi Rama e mori një copë dhe ia dha një privati.
”Ai kaq larg shkoi kur mendoi dhe korruptoi zyrtarin e lartë të FBI-së, kur mendon dhe guxon t’i bjerë telefonit të drejtuesve të mediave prestigjioze, kur i dalin raporte kundër. I kërkon presidentit të EPP-së dhe i thotë se “unë jam i shqetësuar dhe dua të reformoj Partinë Demokratike, por ju s’duhet të miratoni rezoluta, siç bëri para pak ditësh.
Edi Rama i ka çuar mesazh Presidentit Weber të Partisë Popullore Europiane, duke kërkuar të mos e miratojë rezolutën, sepse Shqipëria kishte lavdërime deri tani dhe kjo rezolutë binte ndesh me këtë. Pra, Edi Ramës i prishej fasada.
Siç shprehet ai në mesazh, kjo rezolutë dhe ky qendrim, mund të çonte edhe në mosreformim të PD-së. Pra, shqetësohej Edi Rama për reformimin e opozitës. Përgjigja e EPP-së ishte me votë unanime kundër tij dhe miratoi rezolutën”,-tha për emisionin “Pa Censurë”.